Në kuadër të Samitit të Parisit, Kryeministri Edi Rama është parë në një takim me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump.
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën u zhvillua në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për arritjen e paqes, ndërsa Rama u shfaq në shoqërinë e Kushner, i cili mban edhe rolin e të dërguarit special për marrëveshjen e paqes.
Jared Kushner njihet gjithashtu si investitor strategjik në Shqipëri. Sipas planeve të bëra publike më herët, ai pritet të realizojë një projekt resorti luksoz në ishullin e Sazanit, me një vlerë investimi rreth 1.4 miliardë dollarë.
Takimi ka ngjallur interes, duke qenë se lidh diplomacinë ndërkombëtare me investimet strategjike në vend.

