Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie duke këshilluar shtetasit amerikanë të shmangin disa ambiente në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve të lidhura me sigurinë.
Në njoftimin e shpërndarë përmes kanaleve zyrtare, ambasada thekson se personeli i saj nuk duhet të frekuentojë restorantet e përcaktuara dhe u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të monitorojnë zhvillimet lokale dhe të kenë një plan emergjence.
Sipas paralajmërimit, ambientet e përmendura përfshijnë: Juvenilja, Juvenilja Castle, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club. Masa është marrë si masë paraprake në një situatë ku vlerësohet se mund të ekzistojë rrezik i shtuar për sigurinë.
Autoritetet pritet të japin sqarime të mëtejshme lidhur me situatën dhe masat e ndërmarra për ruajtjen e rendit publik në Tiranë.

