Fiensa Blakaj, motra e banorit të “Big Brother Vip”, dj Gimbo ishte e ftuar sot ne nje emision televiziv. Ajo tregoi më shumë rreth mënyrës se si familja e tij po e përjeton rrugëtimin në BBV, e po ashtu, se si ju duket raporti që ai po krijon me Selin brenda në shtëpi.
Nominimi e ka vendosur pa k në vështirësi. Por e kalon. Besoj se del Greta edhe pse është shumë e ëmbël. Raporti i Gimbos me Selin duket pak i çuditshëm sepse është hera e parë që e shohim me një vajzë, nuk na ka sjellë asnjë në shtëpi.
Por na pëlqen, është një raport i lezetshëm. Ne nuk kemi diskutuar fare nëse ai do krijonte lidhje aty brenda. Shoh që është rehat, i pëlqen të qëndrojë me Selin. Më pëlqen Selin, mënyra si komunikon, si del nga situata dhe për moshën që ka është shumë e artikuluar. Gimbo po e shijon dhe ne na pëlqen kjo.
