Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet në kryeqytet nga, ku gjatë marshimit të tyre kanë hedhur molotovë dhe kanë djegur kazanët e plehrave.
Kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga ajo që po ndodh në Iran, duke i vendosur paralelisht me situatën e krijuar aktualisht në Tiranë gjatë protestës së thirrur nga opozita.
Në mesazhin e tij, Rama ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë ironike ndaj aksionit të opozitës, duke e lidhur situatën në vend me zhvillime ndërkombëtare dhe duke theksuar kontrastin mes, pozicionimit të Shqipërisë në arenën globale dhe asaj që po ndodh në rrugët e Tiranës dhe qëndrimit të Partisë Demokratike.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama teksa publikon foton me poshtë:

Reagimi i Ramës vjen në një moment kur protesta, e nisur fillimisht para ambienteve të Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione dhe incidente, përfshirë përdorimin e molotovëve dhe ku nuk kanë munguar as djegia e kazanëve të mbeturinave.
