Thursday, February 26, 2026
HomeALBBashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Zbardhen kriteret dhe...

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Zbardhen kriteret dhe procedurat si të përfitoni

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet. 

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi I kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.

Ajo sqaroi se kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të Bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale. “Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.Faza e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”
-Afati: 30 ditë
-Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit
-Dorëzim fizik ose me postë
-Verifikim administrativ (30 ditë)
-Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments