Monday, March 2, 2026
HomeALBBashkëshortja e Mirit përplaset me motrën e Mateos në Instagram

Bashkëshortja e Mirit përplaset me motrën e Mateos në Instagram

Situatat e shtëpisë së Big Brother Vip Albania po reflektohen drejtpërdrejt edhe jashtë saj. Pas Prime-it të djeshëm, vëmendja u zhvendos në Instagram, ku nisi një përplasje mes familjarëve të banorëve.

Gjithçka nisi nga bashkëshortja e Mirit, e cila iu drejtua hapur mbështetësve të rivalit të tij, duke shkruar:

“O fansat e Mateos, edhe ju do kuptoni shumë shpejt që as Mateo s’ka për të fituar Bigun. Kishit kuptuar që sot.”

Deklarata e saj solli reagimin e menjëhershëm të Kejsi Borri, motrës së Mateos. Ajo theksoi se, pavarësisht çmimit të madh, ai ka fituar zemrat e publikut, duke shtuar edhe një thumbim të drejtpërdrejtë: “ndryshe nga disa”.

Pasi komenti i parë u fshi, Kejsi vendosi ta publikojë bisedën përmes një “screenshot”-i në Instastory, duke deklaruar se donte të ruante transparencën me ndjekësit e saj.

Tensionet duket se nuk po mbeten vetëm brenda mureve të shtëpisë, por po vazhdojnë edhe jashtë saj, duke ndezur edhe më shumë debatet mes fansave në rrjet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments