Friday, February 27, 2026
HomeALB“Alba Pollozhani flet hapur: Pse vendosa të vendos shaminë?”

“Alba Pollozhani flet hapur: Pse vendosa të vendos shaminë?”

Alba Pollozhani ka ndarë një mesazh të ndjerë lidhur me vendimin e saj për të vendosur shaminë, duke e cilësuar si një hap të madh dhe një zgjedhje personale të bazuar në bindje të brendshme.

Ajo thekson se të rritesh në një familje të përkushtuar ndaj fesë islame dhe më pas ta përjetosh vetë si vendim personal këtë zgjedhje, ka një vlerë të veçantë. Sipas saj, në Islam nijeti – qëllimi i zemrës – ka një rëndësi të madhe, dhe nëse ky hap merret me bindje dhe ndjesi të sinqertë, konsiderohet si një dhuratë shpirtërore.

Pollozhani gjithashtu ka treguar se është këshilluar me persona që e përfaqësojnë fenë me dinjitet, të cilët i kanë sugjeruar të ecë “hap pas hapi” në këtë proces. Ajo e ka vlerësuar këtë qasje si shenjë urtësie, duke theksuar se përgatitja e brendshme është po aq e rëndësishme sa edhe pamja e jashtme.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se shamia nuk është thjesht një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore që përfshin sjelljen, durimin dhe përkushtimin.

Mesazhi përmbyllet me fjalët: “Me shumë dashuri! – Alba Pollozhani.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments