Tensionet janë rritur ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku këtë herë në qendër të debatit është Miri.
Ai ka hedhur akuza të forta, duke lënë të kuptohet se zgjedhja e Brikenës si lidere nuk ka qenë rastësi. “Unë e di kush e ka bërë Brikenën lidere… e bëri produksioni!”, është shprehur ai gjatë një bisede të tensionuar.
Më pas, Miri iu drejtua drejtpërdrejt Juelës dhe Rogertit, duke i përfshirë edhe ata në diskutim. Ndërkohë, Juela u shpreh: “E di… erdhi produksioni për të pastruar shtëpinë”, deklaratë që ka ndezur edhe më shumë situatën.
Videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjet dhe fansat janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin Mirin, ndërsa të tjerë e konsiderojnë deklaratën e tij si strategji loje.
A po lëkundet besimi ndaj produksionit? 👀
