Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, pranë kryqëzimit të Tërpces. Dy automjete janë përplasur ballë për ballë, si pasojë e së cilës kanë mbetur të plagosur katër personaTë lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Peshkopisë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e dy prej tyre është e rëndë dhe pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve është bllokuar përkohësisht.