Juristi, Ylli Manjani ka folur lidhur me 7 ndryshimet e fundit në qeveri. Manjani këto ndryshime i ka cilësuar si qeveri teknike që sipas tij prej kohësh e ka kërkuar opozita.
Ai ndër të tjera theksoi se ndryshimet nuk e surprizojnë dhe se kjo është një zgjedhje politike e kryeministrit Edi Rama.
“Tani këto janë teknikë të gjithë, domethënë plotësim 100% i kërkesave të opozitës për qeveri teknike. Urdhëroni ja ku e keni sonte. Opozita e do me lëng tani. Çështja është që çështja është kaq do marrësh o vëlla. A desha teknike? Teknike e ke, çfarë do? Asnjë përshtypje. Është një gjë, krejt gjëja më normale që domethënë ministrat as s’i ka pyetur njeri kur hyjnë, as nuk i pyet njeri kur dalin. Kështu që kjo është një histori që është një zgjedhje politike e Edi Ramës”, tha Manjani.
Sa i përket ministrave që mbetën pa post si Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, Manjani theksoi se nuk ka një shpjegim pasi sipas tij këto ndryshime ndodhin dhe se mund të marrin sërish poste në të ardhmen. Sipas tij, ndryshimet vijnë nga historitë brendshme të partisë dhe se ato histori nuk dihen.
“Ka kryer punën e saj, do dali ku di unë në parlament, deputete është, ku di unë. I vjen radha prapë këtë punë është. Kështu është historia. Pra është shumë e vështirë të gjesh një arsye në lidhje me personat sepse insistoj te ky argument. Është shumë interesant të insistojmë te argumenti. Jo tek emrat. Prej vitesh në Shqipëri ka rënë roli politik i ministrit për shkak të kontributit. Kur pashë emrat, është qeveri e pastër teknike”, theksoi Manjani.
