Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, Jozi Marku ka rikthyer profilin e tij në Instagram, i cili ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të forta që pasuan incidentin e tij në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania”.
Bllokimi ndodhi menjëherë pas një momenti të tensionuar dhe të papritur në transmetim live, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin, duke shkaktuar një valë të madhe kritikash dhe zemërim në opinionin publik. Prania e tij në rrjet u pezullua përkohësisht, ndërsa emri i tij mbeti në qendër të debatit për ditë me radhë.
Me rikthimin e profilit, Jozi zgjodhi të publikojë një fotografi me simbolikë të fortë: ai shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz, me një plis të bardhë në kokë, të stampuar me shqiponjën dykrenare – një shenjë e qartë identiteti kombëtar dhe ndoshta një përpjekje për të dhënë një mesazh reflektimi.
