Monday, June 8, 2026
HomeALBVIDEO/ Salla shperthen në të qeshura, Rama tallet keq me blogeret që...

VIDEO/ Salla shperthen në të qeshura, Rama tallet keq me blogeret që nxisin protestuesit…

Kryeministri Edi Rama ka imituar sot nga Elbasani blogerët dhe influencerat që dolën në mbështetje të protestave për Zvërnecin dhe që akuzuan qeverinë për korrupsion.

Teksa tha se blogerët marrin para për të reklamuar trupin e tyre dhe nuk i paguajnë asnjë taksë shtetit, kryeministri Rama bëri edhe një imitim të tyre, teksa ishte në podium.

Në përfundim me ironi Rama tha se ‘blogerët të kapin njëri-tjetrin, njëri të vishet si flamengo, tjetri të vishet si unë, edhe të luftojnë kush fiton’.

“Na tregojnë këta (blogeret) korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar. 1 euro taksë nuk paguajnë ata blogerë e influencerë. Blogerat të kapin njëri-tjetrin, njëri të vishet si flamengo, tjetri të vishet si unë, edhe të luftojnë kush fiton”, tha mes të tjerash Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments