Monday, June 8, 2026
HomeALBDY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin dhe...

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton

Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash zbuloi të tjera fije, që çonin bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza për 5 vepra penale, në mënyrë direkte apo indirekte te landfilli i Sharrës.

CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili në dosje doli si njeriu që Ajola Xoxa e përdorte për të kryer blerjet me shuma marramendëse, që kapnin shifrën e 86,721,175 lekëve.

Më datë 03.03.2025, Erald Ismaili u pyet si person që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Gjatë marrjes në pyetje rezultoi një detaj mjaft interesant që e lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.

Në skenë doli “MEG Albania” me pronar Vladimir Fezgën

Erald Ismaili në dëshminë e tij shpjegonte se “MEG Albania”, një kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka e Komisionit të Ligjeve.

Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, klienti Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i “MEG Albania”, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës.

“Për rastin e shoqërisë ‘MEG Albania’, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.

Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ‘MEG Albania’ kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar”, thuhet në vendimin e SPAK-ut.

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

Deklarimi i Erald Ismailit në SPAK

Ku del Ajola Xoxa? Dokumenti i parë

Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania”, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

CNA ka publikuar dokumentet që tregojnë dorën e Ajola Xoxës që shkon deri te landfilli i Sharrës.

Përmes autorizimeve të lëshuara, “Meg Albania” autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së.

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

Autorizimi i “MEG Albania” për Ines Danin dhe Erald Ismailin, njerëzit e Ajola Xoxës

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin
DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin
DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

Këta dy shtetas në dosjen hetimore të SPAK-ut rezultojnë të jenë njerëzit e studios ligjore të Ajola Xoxës.

Dokumenti i dytë

CNA sjell një tjetër dokument në lidhje me këtë çështje, që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.

Pas kompanisë “MEG Albania”, u krijuan dy kompani të tjera, kompania “ECO Tirana” dhe “ECO Recycling”.

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

Vladimir Fezga, aksioneri i kompanisë “Meg Albania” ka qenë ndërmjetësi i marrëveshjes midis Bashkisë së Veronës dhe Bashkisë së Tiranës për themelimin e kompanisë së pastrimit të kryeqytetit “Eco Tirana” në maj 2016.

Sipas të dhënave, Bashkia e Tiranës ka 51% të aksioneve të “Eco Tirana”, ndërsa 49% i ka AGSM AIM.

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

Eco Tirana, aksionet 49% AGSM AIM, 51% Bashkia e Tiranës

Skema vijon e tillë.

Në korrik të 2017 “Meg Albania” dhe “Eco Tirana” themelojnë “Eco Recycling”. Sipas të dhënave, 49% të aksioneve i ka kompania e inceneratorëve “Integrated Energy BV SPV”, ndërsa “Eco Tirana” ka 51% të aksioneve.

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin
DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

“Eco Recycling”, aksionet Bashkia e Tiranës 51 % dhe 49% “Integrated Energy BV SPV”

Pra, pas themelimit, “Meg Albania” ia kalon aksionet “Integrated Energy BV SPV” në shkurt të 2018 për “Eco Recycling”.

Në këtë moment del sërish lidhja e Ajola Xoxës

Për këtë kalim, Vladimir Fezga autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria “Meg Albania” dhe blerësit shoqëria “Integrated Energy BV SPV”.

DY DOKUMENTET/ Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me Mirel Mërtirin

Shitja e aksioneve të “Meg Albania” tek “Integrated Energy BV SPV”, autorizimi i Vladimir Fezgës për Ines Danin dhe Erald Ismailin të studios ligjore të Ajola Xoxës.

Sipas këtij dokumenti që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e “Meg Albania” tek “Integrated Energy BV SPV” janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës.

Kemi dy dokumente që tregojnë se Ajola Xoxa bëri ortak Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve ku “truri” ishin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Dokumenti i parë që tregon se Vladimir Fezga themeloi “Meg Albania” dhe letrat ia bëri Ajola Xoxa.

Dokumenti i dytë që tregon se Vladimir Fezga i shet aksionet e “Meg Albania” tek “Integrated Energy BV SPV” dhe sërish letrat ia bëri Ajola Xoxa.

Këto dy dokumente janë në dosjen që Dritan Prençi duket se do ta tërheqë zvarrë dhe të mbetet te Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, por faktet tregojnë se tentakulat kalojnë tek Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.

Dritan Prençi nuk mund të mbajë dy standarde. Çështjes së inceneratorit të Tiranës duhet t’i shkohet deri në fund, pasi kemi qindra miliona euro që janë vjedhur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë dhe inceneratori nuk ekziston, por kemi thjesht dhe vetëm një mal të madh me plehra që ndodhet në prag të katastrofës./ Marrë nga CNA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments