Friday, February 27, 2026
HomeALB64-vjeçari kapet nga nëna mbi vajzën me aftësi të kufizuara-Dëshmia rrëqethëse e...

64-vjeçari kapet nga nëna mbi vajzën me aftësi të kufizuara-Dëshmia rrëqethëse e nënës: ‘E pashë me pantallonat ulur mbi vajzën time’”

64-vjeçari shqiptar Mark Preçi pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore, pasi akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të rënda të kufizuara. Ngjarja, sipas raportimeve, është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe është denoncuar nga nëna e vajzës, e cila ka dhënë një dëshmi të detajuar për policinë.

Sipas mediave greke, nëna ka deklaruar se vajzat e saj binjake kanë mbi 95% shkallë paaftësie dhe që prej vitit 2016 jetojnë në një apartament gjysmë nëntokë, ku ajo kujdeset e vetme për to.

Ajo ka treguar se e njeh të akuzuarin që nga viti 2007 përmes të njohurve të përbashkët, por nuk ka pasur marrëdhënie të afërta me të. Sipas saj, prej rreth një viti e gjysmë, ai e ndihmonte duke i sjellë ushqime që shpërndaheshin nga Kisha e Shenjtë “Agia Zoni” në lagje.

Ditën e ngjarjes, nëna ishte larguar për rreth 20 minuta për të shkuar në farmaci. Kur u kthye, pretendon se e gjeti 64-vjeçarin brenda banesës, në një situatë komprometuese me njërën prej vajzave të saj. Ajo deklaron se filloi të bërtiste, ndërsa i dyshuari u largua nga banesa pas një përplasjeje fizike mes tyre.

Sipas dëshmisë së saj, dera e apartamentit ishte mbyllur nga brenda dhe autoritetet dyshojnë se i dyshuari mund të ketë pasur një çelës rezervë të hyrjes së pallatit.

Ndërkohë, çështja ka marrë një tjetër dimension pas deklaratave publike të vajzës biologjike të 64-vjeçarit, e cila pretendon se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga i ati në fëmijëri. Ajo ka deklaruar për mediat greke se për vite me radhë e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë nga frika dhe presioni familjar, ndërsa sot nuk ka asnjë kontakt me të.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të marrin në pyetje të akuzuarin në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments