Spektakli më i ndjekur në Kosovë ka shpallur fituesin e edicionit të katërt të Big brother vip Kosova 4 . Pas javësh plot emocione, debate dhe surpriza, çmimin e madh e ka rrëmbyer Londrim Mekaj !
Finalja ishte elektrizuese, me publikun që votoi masivisht për të kurorëzuar si fitues një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni. Londrimi arriti të fitojë zemrat e shikuesve me lojën e tij, qëndrueshmërinë dhe momentet që krijuan diskutime të shumta brenda shtëpisë.
Rrugëtimi i tij në shtëpi u karakterizua nga sfida të forta, përballje të drejtpërdrejta dhe momente emocionale që e bënë një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni.
Fitorja e tij po komentohet gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat e kanë përgëzuar për triumfin e merituar.
🎉 Urime fituesit të “Big Brother VIP Kosova 4” – Londrim Mekaj!

