Monday, March 2, 2026
HomeALB🚨 Irani godet 15 shtete brenda 24 orëve mes tyre ben pjesë...

🚨 Irani godet 15 shtete brenda 24 orëve mes tyre ben pjesë Italia Franca – bota në alarm

Irani ka ndërmarrë një valë sulmesh brenda 24 orëve të fundit, duke shënjestruar disa shtete në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Sipas raportimeve që po qarkullojnë, në listën e vendeve të përfshira janë: Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Jordania, Iraku, Bahreini, Omani, Siria, Qipro, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Burimet theksojnë se në disa raste nuk bëhet fjalë për sulme direkte ndaj territorit të vetë vendeve europiane, por ndaj bazave ushtarake të lidhura me to në rajon, përfshirë kampet ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Qipro.

Situata ka rritur ndjeshëm tensionet ndërkombëtare, ndërsa pritet reagimi zyrtar i vendeve të përfshira. Deri më tani, autoritetet në disa prej këtyre shteteve nuk kanë dhënë detaje të plota mbi dëmet apo pasojat.

Zhvillimet mbeten në dinamikë dhe priten informacione të tjera në orët në vijim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments