Tuesday, March 17, 2026
HomeALB🚨 “Xhindi godet sërish! Zbulon kush eleminohet midis Gimbos dhe Brikenes ...

🚨 “Xhindi godet sërish! Zbulon kush eleminohet midis Gimbos dhe Brikenes !

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa deklaratat e fundit kanë ndezur rrjetin.

Së fundmi, Xhindi ka zbuluar se eliminimi i radhës pritet të jetë mes Gimbos dhe Brikenës. Sipas tij dhe burimeve që qarkullojnë, me shumicë votash, Gimbo është ai që pritet të largohet nga shtëpia.

Por ajo që e bën edhe më interesante këtë deklaratë është fakti se, siç e keni parë edhe më herët, Xhindi nuk ka gabuar në asnjë nga parashikimet e tij deri tani. Ai konsiderohet nga ndjekësit si një nga personazhet më të informuar, me burime të sakta brenda lojës, duke fituar kështu epitetin: “i pagabueshëm”.

Ndërkohë, Gimbo është kritikuar për mungesë dinamike në lojë, duke u parë shpesh si një lojtar në hije, sidomos pranë Selinës. Nga ana tjetër, një moment vendimtar ndodhi në spektaklin e fundit, ku ndërhyrja e Selinës në përplasjen mes Mirit dhe Tanit ndryshoi rrjedhën e lojës.

Megjithatë, kjo nuk duket se ka mjaftuar për të shpëtuar Gimbos, i cili tani është më pranë eliminimit se kurrë.

Mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë Xhindi do të rezultojë sërish i saktë, apo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të ketë një tjetër surprizë të madhe.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments