Një deklaratë e bërë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj.
Gjatë një debati të ashpër, Rogerti i është drejtuar Mateos me një fjali që përfshinte familjarë jashtë shtëpisë, duke ndezur menjëherë rrjetin dhe opinionin publik. Komentet e tij janë cilësuar nga shumë ndjekës si të papranueshme dhe fyese.
Pas këtij momenti ka reaguar publikisht Zhaku Lekatari, e cila e ka dënuar deklaratën dhe ka bërë thirrje për protestë kundër dhunës verbale ndaj grave. Ajo thekson se një gjuhë e tillë nuk duhet të normalizohet në ekran për disa klikime apo audiencë.
Sipas njoftimit të saj, protesta do të mbahet më 8 Mars në Sheshin Nënë Tereza, në orën 11:30.
Ndërkohë, publiku është ndarë në dy kampe: disa kërkojnë masa të menjëhershme nga produksioni, ndërsa të tjerë e konsiderojnë situatën si pjesë të tensionit dhe dinamikës së lojës.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë dhe nëse do të ketë pasoja për deklaratën që po bën xhiron e rrjetit.

