Situata e Gjestit pas arrestimit për armëmbajtje pa leje ka ngritur shumë pikëpyetje, por së fundmi ka reaguar DJ Gimbo, duke dhënë disa detaje që kanë habitur ndjekësit.
Ish-banori i Big Brother VIP është shprehur se Gjesti ndodhet në gjendje të mirë dhe madje ka zbuluar se jetojnë bashkë në të njëjtën shtëpi. Një deklaratë kjo që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.
“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi… për mua ka qenë shumë e papritur”, u shpreh ai.
Megjithatë, Gimbo nuk ka dhënë shumë detaje, duke theksuar se tashmë gjithçka është në dorën e drejtësisë dhe procesi gjyqësor do të vendosë përfundimisht fatin e tij.
