Wednesday, February 11, 2026
HomeALB🔥 Luiz Ejlli thyen heshtjen pas Big Brother – Mesazhi i tij...

🔥 Luiz Ejlli thyen heshtjen pas Big Brother – Mesazhi i tij po prek rrjetin!

Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë publikisht pas daljes nga Big Brother VIP Albania, duke falënderuar fansat për mbështetjen dhe energjinë pozitive që mori gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua. Jam vërtet i lumtur që arrita t’ju dhuroj sadopak momente humori, buzëqeshje dhe kënaqësie. Në fund të ditës, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Mirënjohës për secilin prej jush,” shkruan Luizi.

Reagimi i tij është pritur me shumë dashuri nga ndjekësit, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. 💙

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments