Monday, March 9, 2026
HomeALBZbulohet ORA se kur do të zhvillohet protesta e Berishës

Zbulohet ORA se kur do të zhvillohet protesta e Berishës

Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës që pritet të zhvillohet më 12 mars do të mbahet në orën 10:00 para Kuvendit.

Berisha theksoi se 12 marsi do të jetë dita e pranverës së demokracisë dhe përmbysjes së qeverisë të cilën e quan narkoregjim.

Nuk duhet të ndalemi me këta horra, këta janë kriminelë, janë njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin tuaj, me familjet tuaja, janë antishqiptarë që po zbrazin Shqipërinë, po e shkatërrojnë dhe duhet t’u japim atë përgjigje që meritojnë. 12 marsi është një ditë e madhe. Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit. Më 12 mars është dita e pranverës së demokracisë, dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Ndaj, në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti. Ne t’i japim përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”, u shpreh Berisha.

Protesta e opozitës do të zhvillohet ne te njejtin orar teksa në Kuvend do të mbahet seanca plenare ku do të votohet për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments