Sunday, March 22, 2026
HomeALB“Zbulohet emri i parë! Ish-banorja e BBVIP merr rolin e opinionistes në...

“Zbulohet emri i parë! Ish-banorja e BBVIP merr rolin e opinionistes në Ferma VIP”

Einxhel Shkira, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, është zbuluar si opinionistja e parë e edicionit të ri të “Ferma VIP”.

Moderatorja e njohur, e cila u bë shumë e komentuar për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe debatet e forta në BBVIP, pritet të sjellë të njëjtën energji edhe në panelin e opinionistëve.

Prej ditësh emri i saj po qarkullonte në media, por tashmë duket se gjithçka po konfirmohet, duke rritur akoma më shumë pritshmëritë për sezonin e tretë të reality show-t. 

“Ferma VIP 3” pritet të nisë së shpejti dhe do të vijë me shumë surpriza, ndërsa roli i opinionistëve mbetet kyç në analizimin e situatave dhe debateve brenda fermës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments