Wednesday, January 14, 2026
HomeALBZbulohet DATA, Sali Berisha thërret protestën Kombëtare…

Zbulohet DATA, Sali Berisha thërret protestën Kombëtare…

Partia Demokratike e udhëhequr nga Salo Berisha do të vijojë sërish me protesta, ku tubimi i radhës do të zhvillohet më 24 Janar.

Ora e protestës dhe detaje të reja pritet që të diskutohen të premten gjatë një tryeze që do të zhvillohet edhe me forcat e tjera opozitare që do t’i bashkohen thirrjeve të PD-së.

Protesta e fundit kombëtare e opozitës u zhvillua në datën 22 dhjetor, ndërsa gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se do të vijojnë me tubime të njëpasnjëshme me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama.

Gjithashtu, Partia Demokratike zhvillon çdo të hënë foltoren përpara kryeministrisë, ku eksponentë të djathtë dhe qytetarë mblidhen për të protestuar me thirrje kundër mazhorancës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments