Një deklaratë e fortë nga Brikena ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur menjëherë debat mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Së fundmi është zbuluar një bisedë që ajo ka bërë në dhomën e rrëfimit, ku ka folur hapur për raportin mes Gimbos dhe Selinës.
Sipas asaj që po qarkullon në rrjet, Brikena ka deklaruar se çifti Gimbo–Selin është thjesht për lojë dhe nuk është një lidhje e vërtetë. Ajo është shprehur se marrëdhënia mes tyre duket e krijuar vetëm për strategji brenda shtëpisë.
“Çifti Gimbo dhe Selin është fake”, mësohet të ketë thënë Brikena gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.
Kjo deklaratë është bërë menjëherë virale dhe ka sjellë reagime të shumta nga publiku. Ndjekësit e spektaklit janë ndarë në dy kampe: disa mendojnë se Brikena ka të drejtë dhe se marrëdhënia mes tyre është pjesë e lojës, ndërsa të tjerë besojnë se ndjenjat mes Gimbos dhe Selinës janë reale.
