Tuesday, June 9, 2026
HomeALBZbulohen detaje nga zhdukja e Eglant Koçit/ Enea Zyferi punonte si kamarier...

Zbulohen detaje nga zhdukja e Eglant Koçit/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me zhdukjen misterioze të 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe po hetohet intensivisht nga autoritetet.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se policia ka vënë në pranga një person të dyshuar për përfshirje në këtë rast, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Enea Zyferi, i cili rezulton të ketë qenë i punësuar si kamerier në lokalin e Armand Shakës, personit që autoritetet e konsiderojnë si të dyshuar kryesor dhe që aktualisht është në kërkim.

Sipas hetimeve paraprake, Zyferi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën dhe ka qenë i pranishëm në momentet kur Eglant Koçi mbahej peng. Hetuesit po verifikojnë rolin konkret të secilit prej personave të përfshirë, si dhe motivet që mund të kenë çuar në zhdukjen e 34-vjeçarit.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e Armand Shakës, ndërsa po analizohen pamje filmike, dëshmi dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rasti i zhdukjes së Eglant Koçit mbetet një nga çështjet më të ndjekura të ditëve të fundit, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se hetimet po vazhdojnë me intensitet të lartë për të hedhur dritë mbi fatin e 34-vjeçarit dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments