Tuesday, March 10, 2026
HomeALBZbulim para Prime? “Xhindi” tregon kush largohet sonte nga Big Brother VIP...

Zbulim para Prime? “Xhindi” tregon kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

Sipas asaj që pretendohet nga “Xhindi”, banorja që pritet të largohet nga shtëpia sonte është Egi, e cila është një nga banoret më të reja të formatit dhe njëkohësisht nënë e tre fëmijëve.

Në nominim këtë javë janë Artani, Edisa, Egi Juela, dhe Rogerti ndërsa sipas këtij pretendimi, Egi është ajo që nuk do të vazhdojë më garën.

Edhe pse qëndrimi i saj në shtëpi ka qenë i shkurtër, Egi ka treguar një anë shumë pozitive dhe të qetë, duke u përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me banorët. Megjithatë, siç dihet tashmë nga publiku, loja në shtëpinë e Big Brother nuk fal shumë qetësi, pasi shpeshherë kërkohen situata dhe përballje për të qëndruar gjatë në garë.

Nga ana tjetër, banorja Edisa duket se ka nisur të krijojë më shumë dinamika në shtëpi, duke hyrë në debate dhe duke ngacmuar banorët e tjerë, gjë që shpesh ndikon në zhvillimin e lojës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments