Tuesday, February 10, 2026
HomeALBZbulim nga Greqia: kush e përzgjodhi Edi Ramën për bursën në Harvard

Zbulim nga Greqia: kush e përzgjodhi Edi Ramën për bursën në Harvard

Media greke “Protothema” ka publikuar një artikull ku citon deklaratat e ish-deputetes së Demokracisë së Re, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Universitetin e Harvardit.

Sipas Tzavellës, Rama ka ndjekur studimet në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një kohë kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ajo pohon se në atë periudhë mbante postin e nënkryetares së fondacionit dhe ishte përgjegjëse për përzgjedhjen e kandidatëve nga Evropa Juglindore.

Në një reagim në platformën “X”, ish-deputetja deklaron se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për bursën, duke theksuar se një nga kriteret kryesore ishte përkatësia në minoritete. Sipas saj, Rama e përmbushte këtë kriter për shkak të origjinës greke të nënës së tij. Megjithatë, ajo e cilëson sot këtë vendim si një “gabim”.

Tzavella shprehet se në momentin e përzgjedhjes, Rama nuk kishte profilin publik dhe politik që ka sot dhe se vendimi u bazua në njohuritë e saj për realitetin shqiptar dhe nevojën për përfshirje institucionale.

“30 vjet më parë ai nuk ishte figura që njihet sot. Kishte kualifikimet e nevojshme, ishte kryetar bashkie dhe një nga të paktët kandidatë nga Evropa Juglindore që plotësonte kushtet për një arsimim në Harvard”, citohet të ketë thënë ajo, sipas “Protothema”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments