Friday, April 3, 2026
HomeALBZarfi i zi që la në ankth Arbër Hajdarin live –...

Zarfi i zi që la në ankth Arbër Hajdarin live – askush s’e priste çfarë kishte brenda ( Video )

Një moment tepër emocionues ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku i ftuar ishte Arbër Hajdari. Në mes të intervistës, produksioni e surprizoi me një “zarf të zi”, duke krijuar menjëherë tension dhe kureshtje në studio.

I prekur dhe me ankth, Arbëri nisi ta hapë zarfin pa e ditur çfarë fshihej brenda. Por ajo që lexoi e emocionoi thellësisht: një mesazh nga babai i tij.

Në letër, babai e falënderonte për njeriun që është bërë dhe për ndihmën që u ka dhënë shumë familjeve në nevojë, duke shprehur krenarinë për djalin e tij.

Ky moment e preku shumë Arbërin, i cili nuk i mbajti dot lotët dhe u shpreh se ishte diçka shumë e veçantë për të, pasi babai i tij është një person i rezervuar dhe nuk bën shpesh komplimente.

Një moment i rrallë dhe shumë njerëzor që preku jo vetëm Arbërin, por edhe publikun në studio dhe para ekranit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments