Një deklaratë e fortë po qarkullon së fundmi në rrjet, ku Xhindi pretendon se tashmë është mësuar se cilët banorë pritet të jenë në dyshen e fundit që do të rrezikojnë të lënë shtëpinë në spektaklin e së martës. Sipas tij, renditja aktuale e votave të publikut ka krijuar një situatë që mund të sjellë surpriza të mëdha.
Sipas informacioneve që ai pretendon të ketë marrë, votat deri në këto momente janë të ndara në këtë mënyrë: në vendin e parë renditet Mateo, i cili duket se ka marrë mbështetjen më të madhe nga publiku. Pas tij vjen Gimpo, ndërsa në vendin e tretë renditet Brikena. Në fund të listës, me më pak vota, qëndron Selin.
Nëse do të ndiqej rreptësisht rregulli i votave dhe renditjes, atëherë dyshja që do të përfundonte automatikisht në fund do të ishte Selin dhe Brikena, pasi ato kanë marrë më pak mbështetje krahasuar me banorët e tjerë në nominim.
Por sipas Xhindit, situata mund të mos shkojë kaq thjesht. Ai shprehet se produksioni mund të ndërhyjë për të krijuar më shumë tension dhe spektakël në shtëpi. Madje ai kujton edhe një rast të mëparshëm kur, sipas tij, u krijua një surprizë e madhe me shpalljen e Mirit si i preferuar.
Pikërisht për këtë arsye, Xhindi hedh dyshime se edhe këtë herë mund të ketë një kthesë të papritur. Sipas tij, ekziston mundësia që në vend të dyshes Selin–Brikena, produksioni të nxjerrë në fund një përballje shumë më të fortë dhe më të komentuar nga publiku.
Ai pretendon se dyshja që mund të shpallet në fund është Brikena dhe Gimbo, një skenar që padyshim do të krijonte shumë debat brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale.
Nëse kjo ndodh, do të ishte një përballje shumë e fortë mes dy banorëve që kanë krijuar dinamika të shumta gjatë qëndrimit në shtëpi dhe kanë marrë shumë vëmendje nga publiku.
