Prime-i i kësaj mbrëmjeje në Big Brother VIP Albania pritet të jetë një nga më të tensionuarit e javëve të fundit. Në nominim janë disa nga banorët më të komentuar të shtëpisë dhe gara për të qëndruar në lojë është bërë shumë e fortë.
Në televotim përballë njëri-tjetrit janë Rogerti, Mateo, Juela, Artana dhe Arditi. Të gjithë kanë pasur mbështetje nga publiku gjatë javëve të fundit, por këtë herë situata duket shumë më e vështirë për disa prej tyre.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, banori që rrezikon më shumë të largohet nga shtëpia është Arditi. Edhe pse ai ka qenë pjesë e disa situatave dhe diskutimeve gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, duket se votat e publikut këtë javë mund të mos jenë të mjaftueshme për ta shpëtuar.
Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të mbrëmjes, pasi në Big Brother VIP Albania surprizat janë gjithmonë të mundshme dhe vendimi final i takon publikut. Prime-i i sotëm pritet të sjellë emocione të forta, tension dhe reagime të shumta nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
