Ajo tregoi se ish-partnerja e banorit është shoqe e saj, e cila i ka rrëfyer se Mateo është po aq romantik edhe në jetën reale.
“Meqë jemi tek Mateo, mund të tregoj një sekret të vogël. Një shoqja ime ka qenë në një lidhje me të para se ai të hynte në BBV. E pyeta nëse është vërtet kaq romantik edhe në jetën reale dhe ajo më tha se është shumë, shumë romantik edhe jashtë. Ajo është një vajzë nga Shqipëria”, u shpreh Xheneta.
