Thursday, April 9, 2026
HomeALBVrasja e policit në Fier/ Apeli heq dënimin për autorin: Nga burgim...

Vrasja e policit në Fier/ Apeli heq dënimin për autorin: Nga burgim i përjetshëm në 35 vite!

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. 

Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi Novruz Cenalia, i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes, teksa ishte në detyrë.

Sipas Prokurorisë, pas një debati të ashpër verbal, Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin me plumb në kokë.

Pas ngjarjes, i akuzuari u kap nga forcat e rendit pas një operacioni 48 orësh dhe negociatash me familjaret e tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments