Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ka qenë i punësuar si arkëtar në Postën Shqiptare në Përmet ka vjedhur shuma parash nga arka.
Policia nuk e ka specifikuar shumën por shton se vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2019-2025.
Burimet tona thonë se ai ka vjedhur 160 mln lekë.
Për më tepër, gjithë këtë nuk është denoncuar, me shpresë se do i kthente lekët.
Dyshohet se ai i ka lënë paratë e vjedhura në bizhoz.
“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2019-2025, kur ka qenë i punësuar llogaritar/arkëtar në degën e Postës Shqiptare në Përmet, ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga arka e postës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
