Pajisjet e kërkuara për riparimin e defektit që la pa ujë të pijshëm Vlorën për katër ditë kanë mbërritur në qytetin bregdetar.
Tashmë pritet të realizohet edhe pjesa finale për bashkimin e tubave për furnizimin me ujë të banorëve.
Kujtojmë se pajisjet erdhën nga Turqia, ndersa vlen te theksojmë qe tubat u shoqeruan nga eskorta e policisë.
Mungesa e ujit të pijshëm në rubinete shkaktoi reagimin e qytetarëve që protestuan përpara bashkisë për disa orë, duke kërkuar takim me drejtuesit për zgjidhjen e këtij problemi.
