Tuesday, February 10, 2026
HomeALBVIDEO/ Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën e nisur drejt spitalit! Pacientja...

VIDEO/ Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën e nisur drejt spitalit! Pacientja kalohet përmes …

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë.

Shembja zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve, ndërsa trafiku është kilometrik në të dy anët.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments