Një moment i sikletshëm është kapur së fundmi brenda shtëpisë së BBVAL, ku protagonisti duket se është banori Gimbo. Në një bisedë me Selin, ai shihet duke imituar dhe tallur Brikenën, duke shtrembëruar fytyrën dhe duke bërë gjeste që shumë ndjekës në rrjetet sociale i kanë konsideruar si bullizim.
Gjatë bisedës, Gimbo kopjon mënyrën si flet dhe si reagon Brikena, ndërsa i tregon Selit për situata të ndryshme brenda shtëpisë. Në video, ai shfaq mimika ironike dhe e shoqëron me komente që kanë ngjallur reagime të shumta te publiku.
Ky moment është bërë viral në rrjete sociale, ku shumë fansa të formatit kanë reaguar duke e cilësuar sjelljen si të tepruar dhe jo të përshtatshme. Të tjerë, ndërkohë, e shohin si pjesë të strategjisë dhe tensioneve që krijohen brenda lojës.
Mesa duket, ethet e nominimit po ndikojnë ndjeshëm në atmosferën brenda shtëpisë, duke bërë që nervat të jenë më të tendosura dhe situata të tilla të ndodhin më shpesh mes banorëve.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të sjellë reagim nga produksioni apo do të shkaktojë përplasje të reja mes banorëve në ditët në vijim.
Në rrjet ndërkohë, momenti po qarkullon me shpejtësi dhe ka ndezur diskutime të forta mes fansave të spektaklit
