
Myrto Uzuni e ka nisur me ritmin e duhur këtë sezon në MLS, duke qenë protagonist me gol që në ndeshjen e parë të skuadrës së Austin. Sulmuesi ka lënë pas krahëve transferimin e dështuar gjatë janarit në kampionatin turk dhe tashmë duket se është fokusuar plotësisht te ekipi amerikan, me të cilin do të vijojë karrierën e tij.
Ashtu siç pritej, Uzuni ishte titullar në duelin e javës së parë të kampionatit, atë që Austin luante kundër Minesota Junajtid. Ai ishte protagonist në disa aksione sulmuese për skuadrën e tij, ndërsa la shenjë në minutën e 76 të duelit, kur ia doli të devijonte para portës topin për golin e avantazhot të përkohshëm 2-1.
