Tuesday, June 9, 2026
HomeALBVIDEO/ Mediat italiane i kushtojnë vëmendje protestës së diasporës shqiptare!

VIDEO/ Mediat italiane i kushtojnë vëmendje protestës së diasporës shqiptare!


Protestat e nisura në Shqipëri po gjejnë mbështetje edhe jashtë vendit, ndërsa komunitetet shqiptare në diasporë kanë organizuar tubime në disa qytete europiane.

Një prej tyre u zhvillua në Bolonjë të Italisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave lokale.Sipas raportimeve të medias italiane Bolognia Today, shqiptarë të shumtë u mblodhën për të shprehur qëndrimet e tyre mbi çështje që lidhen me mjedisin, korrupsionin dhe të drejtat civile në Shqipëri.

Mes protestuesve ishte edhe Detjon Begaj, i cili deklaroi se lëvizja nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

“E gjithë diaspora shqiptare po proteston, kryesisht për Lagunën e Nartës. Kjo lëvizje është zgjeruar kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të të drejtave civile. Jemi pjesë e kësaj nisme për të mbështetur vendin tonë. Është një lëvizje kundër Ramës dhe Berishës”, u shpreh ai për median italiane.

Organizatorët e protestës theksojnë se synimi i tyre është të tërheqin vëmendjen ndaj problematikave që, sipas tyre, prekin zhvillimin demokratik dhe mbrojtjen e interesit publik në Shqipëri.Tubimi në Bolonjë konsiderohet si një prej aktiviteteve të fundit të diasporës shqiptare, e cila po përfshihet gjithnjë e më shumë në debatet dhe zhvillimet politike e sociale që lidhen me vendin e origjinës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments