VIDEO/ I plasën ujërat në mes të edicionit informativ, bëhet virale momenti kur moderatorja prezanton lajmet teksa ishte duke lindur

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi të prezantonte lajmet live për tre orë, edhe pasi i kishin plasur ujerat pak minuta para fillimit të emisionit.

Ngjarja ndodhi në stacionin televiziv CBS6 Albany, ku Jaquith ishte në detyrë si prezantuese e mëngjesit. Ajo filloi të ndiente kontraksione dhe më pas kuptoi se i kishte plasur uji, por zgjodhi të qëndronte në studio dhe të vazhdonte transmetimin informativ, duke informuar audiencën për lajmet e ditës dhe njëkohësisht, për situatën e saj personale.

Jam mirë dhe do të qëndroj në tavolinë sa të mundem, por nëse papritur largohem… e dini se çfarë po ndodh,” u shpreh Olivia me qetësi dhe humor gjatë transmetimit live.

Ngjarja u komentua edhe nga kolegia e saj, Julia Dunn, e cila në hapje të emisionit tha:

“Kemi disa lajme të rëndësishme këtë mëngjes, në kuptimin e plotë të fjalës. Olivias i plasën ujrat dhe aktualisht është duke prezantuar lajmet në mes të lindjes.”

Jaquith tha për gazetën Times-Union se kishte pasur mundësinë të shkonte menjëherë në spital, por vendosi të qëndronte në punë për të kaluar kohën më lehtë:

Të kisha përkrah gjithë ekipin që bënte humor më ndihmoi të përballoja më lehtë kontraksionet.”

Ajo mendoi fillimisht se bëhej fjalë për kontraksione të rreme, por më pas e kuptoi se lindja kishte nisur vërtet.

Pas përfundimit të edicionit të mëngjesit, Olivia u largua për në spital bashkë me bashkëshortin e saj dhe më pak se 24 orë më vonë solli në jetë djalin e saj, Quincy. Tashmë, vogëlushi është bërë një emër i njohur në rrjet, ndërsa momenti kur nëna e tij përjetoi nisjen e lindjes “live” ka bërë xhiron e botës.

“Ishte dashuri me shikim të parë,” u shpreh Olivia për momentin kur takoi për herë të parë të birin.