Seanca e kësaj të enjte në Kuvend u shoqërua me përplasje të forta dhe tensione, mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë debatit, deputeti demokrat Flamur Noka, i është drejtuar kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, me një fjalor kërcënues.
“Do të të rrjep si kec, të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka-Ballës gjatë përplasjeve në sallë, ku dhe e goditi me shishen e ujit.
Ndërkohë që deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu kritikoi sjelljen e Ballës dhe atakimin që i ka bërë kolegeve të tij demokrate, duke përmendur kështu rastin e Elda Hotit.
Balliu theksoi se seanca, që kishte filluar në mënyrë normale, u tensionua nga kërcënimet dhe provokimet, duke kërkuar respektimin e rregullores dhe marrjen e masave ndaj Ballës.
Incidenti vjen pas një sërë tensionesh që filluan me debatet për minutën e heshtjes për katër dëshmorët e 2 prillit në Shkodër dhe përshkallëzimin e konflikteve verbale dhe fizike mes deputetëve.
● Momenti i perplasjes:
