Vetëm një tra i ndan. Vetëm 50 metra më tutje. “O sa mirë me qënë shqiptar, o shqiptar i tredhur…”
23.03.2026
Maqedoni e Veriut vs Shqipëri…!
Në të majtë paraqitet çmimi aktual i naftës në Maqedonia e Veriut: 86.50 denar, ose rreth 141 lekë për litër. Në të djathtë, realiteti shqiptar: 214 lekë për litër në Shqipëria.
Të dyja vendet furnizohen nga Porti i Durrësit, ndërkohë që kostot e transportit dhe logjistikës janë më të larta për Maqedoninë e Veriut, një fakt që në një logjikë të zakonshme tregu, do të duhej të reflektohej në çmime më të larta atje. Por ndodh e kundërta.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërhyrë drejtpërdrejt, duke ulur paraprakisht taksat mbi karburantet me 18%, një masë e qartë për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimeve dhe për të mbrojtur konsumatorin.
Ndërkohë në Shqipëri, tregu lëviz në një trajektore tjetër, sinjalet flasin për një rritje të mundshme deri në 240 lekë për litër në ditët në vijim, ndërsa nga ana e qeverisë nuk ka ende asnjë masë konkrete parandaluese.
Në Maqedoninë e Veriu taksat vjetore të automjetit, kolaudimi dhe siguracioni në total janë rreth 40% më lirë se në Shqipëri.
Shqipëria mund të futet në Europë vetëm nga niveli i taksave të mbledhura dhe jo nga standardet apo investimet e kthyera për qytetarët…
Një kontrast i pastër mes ndërhyrjes dhe heshtjes!
©️ Armand Braho
