Sunday, February 8, 2026
HomeALBVendimi për Ballukun/ Meksi: Alarm serioz për reformën në drejtësi…

Vendimi për Ballukun/ Meksi: Alarm serioz për reformën në drejtësi…

Ish-deputetja socialiste Ermelinda Meksi ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që dha rezultatin 4-4, duke sjellë si pasojë pezullimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre.

Meksi e sheh vendimin e Kushtetueses jo si rastësi, ku sipas saj ai tregon ekuilibër frike nga gjyqtarë që luajtën si aktorë racionalë dhe jo si gjykatë.

Meksi thekson që kur një gjykatë zgjedh barazimin ose mosvendimin ky është alarm serioz dhe ekzistencial për reformën në drejtësi.

Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë. Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë. jo si gjykatë. Një sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është një sistem i komprometuar, me rrezikikun që në të ardhmen: Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim, Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma, Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues. Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi”, shkruan Meksi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments