Tuesday, February 10, 2026
HomeALBVendimi i GJK-së për Ballukun, Rama: S’gjeti forcën për të mos lejuar...

Vendimi i GJK-së për Ballukun, Rama: S’gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të Qeverisë! Do e vazhdojmë këtë betejë

Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo të dielë, kryeministri Edi Rama foli për momentet më kyçe të javës politike, duke komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministren Belinda Balluku.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të Qeverisë së Shqipërisë, me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës nga një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në dy muaj shembulli i parë i një budallallëku botëror. Gjykata Kushtetuese u mbyt në lugën e ujit të turbullt, të atyre që Servantesi në librin e tij të famshëm “Don Kishoti i Mançes” i quan arsyet e mosarsyes. Por fakti është që mosvendimmarrja e GJK-së e kthen në fuqi pezullimin e ministres, për të qenë shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që vështirë ta gjesh, nuk akuzohet për korrupsion as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e një anëtari të qeverisë. Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania”, e drejtësisë së re dhe ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin konkret, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor. Kështu që ne do ta vazhdojmë këtë betejë ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku, fatkeqësisht, na mban akoma sot pafuqia e GJK-së për të marrë një vendim shumë të thjeshtë, se mjafton të marrësh shembull të gjitha vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, por një vendim po aq të drejtë dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht, me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje, vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë mendim në kokë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments