Monday, February 9, 2026
HomeALB“Vëllai i Madh, po dëgjohesh!” – Skandal LIVE në BBVIP, produksioni shpërthen...

“Vëllai i Madh, po dëgjohesh!” – Skandal LIVE në BBVIP, produksioni shpërthen ndaj banores (Video)

Një incident teknik gjatë transmetimit live nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka zbuluar një përplasje të fortë që po ndodhte prapa dyerve të mbyllura, duke tronditur publikun dhe duke vënë në siklet edhe vetë banorët.

Gjatë transmetimit është dëgjuar qartë zëri i producentes Olsa Muhameti, e cila po i drejtohej banores Dolce me tone të larta dhe mjaft të ashpra. Situata e papritur ka shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.

Banorët, të habitur dhe të zënë ngushtë, kanë mbetur fillimisht të shtangur, përpara se të përpiqeshin ta “mbulonin” incidentin duke kënduar dhe duke folur me zë të lartë, në një tentativë për të zbehur zhurmën e debatit që po transmetohej live.

Momenti më kulmor ka qenë reagimi i Londrimit, i cili, duke kuptuar se gjithçka po dëgjohej qartë nga publiku, i është afruar mikrofonit dhe ka paralajmëruar drejtpërdrejt stafin teknik:

“Vëllai i Madh, po dëgjohesh, po ule zërin.”

Videoja e këtij momenti po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime të forta mbi presionin dhe mënyrën e komunikimit të produksionit me banorët, veçanërisht brenda dhomës së rrëfimit.

Kliko linkun me poshte per te pare videon:

https://www.instagram.com/reel/DUdwYc7jSgF/?igsh=MW52NzkybXdwemRtbg==

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments