Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, e cila u nda nga jeta në një moshë shumë të re.
Në një telegram ngushëllimi, AGK thekson se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universiteti i Prishtinës dhe gjatë karrierës së saj kishte punuar në media të ndryshme në Kosovë.
Në vitet e fundit ajo kishte shërbyer si zëdhënëse e klubit të futbollit KF Drita në Gjilan.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi. AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.
Ndarja e saj nga jeta ka tronditur komunitetin e mediave dhe sportit në Kosovë, ku Elife Sherifi njihej si një profesioniste e përkushtuar dhe e respektuar.
