Wednesday, April 1, 2026
HomeALBVajzë apo djalë? Alvisa zbulon gjininë e bebit që po vjen në...

Vajzë apo djalë? Alvisa zbulon gjininë e bebit që po vjen në jetë

Vetëm pak javë pasi ndau me publikun lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka përjetuar një tjetër moment emocionues.

Ajo ka zbuluar më në fund gjininë e fëmijës së saj të parë, duke e ndarë këtë gëzim të madh me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Alvisa ka publikuar pamje nga festa e organizuar posaçërisht për zbulimin e gjinisë.

Në një ambient të kuruar me shumë finesë, të rrethuar nga tullumbace të bardha dhe dekore, çifti zbuloi se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Vetë Alvisa e ka konfirmuar lajmin e ëmbël përmes mbishkrimit të saj, ku shprehet: “Një princeshë po vjen në jetën tonë”.

Seksioni i komenteve është mbushur me fjalë të ngrohta, dhe duke i uruar ardhje të mbarë dhe shëndet të plotë të voglës që pritet t’i shtohet familjes

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments