Raporti mes Selin dhe Mirit vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të ngjallë diskutime të shumta.
Në studio, opinionistët Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari shprehën qëndrime të kundërta mbi marrëdhënien e tyre. Sipas Hajdarit, mes dy banorëve kanë lindur ndjenja, ndërsa Kryemadhi e sheh raportin e tyre thjesht si miqësi dhe aleancë loje.
Arbër Hajdari u shpreh se është e kuptueshme që nga ana e Selinës, si një vajzë e re, të lindin ndjenja, por theksoi se kjo nuk është e pranueshme nga ana e Mirit, duke qenë se ai është i martuar. Sipas tij, Miri e ka tepruar dhe duhet të tregojë më shumë kujdes në këtë raport.
Ai shtoi se marrëdhënia mund të ketë nisur si aleancë, por me kalimin e kohës ka marrë një tjetër dimension, duke theksuar se Selina ka gjetur përkrahje emocionale te Miri. Hajdari u shpreh gjithashtu se letra e përfolur nuk kishte vend për keqkuptime, pasi ishte e qartë në përmbajtje.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi e kundërshtoi këtë këndvështrim, duke deklaruar se ajo e sheh Mirin si një xhentil, i cili sillet me respekt ndaj të gjitha vajzave në shtëpi. Hajdari reagoi menjëherë duke thënë se ai nuk është xhentil me të gjitha vajzat.
Në një moment të debatit, Kryemadhi u shpreh me tone të forta, duke thënë se nëse do të ishte vajza e saj, do të kishte reaguar ashpër, por theksoi se nuk dëshiron ta besojë se mes Selinës dhe Mirit ka diçka më shumë sesa miqësi.
