Në një postim të fundit në Instagram, Gentiana Gjalpi është shprehur hapur në mbështetje të të drejtës për abort. Ajo iu përgjigj një mesazhi nga një ndjekëse që tha se ishte shtatzënë në moshën 27-vjeçare dhe ndjehej e frikësuar e nën stres, duke deklaruar se për momentin nuk dëshironte të bëhej nënë.
Gentiana shkruan: “Unë jam PRO abortit.”, duke vazhduar më tej me një mesazh mbështetës dhe empatik:
“Le çfarë thonë e rrit Zoti, jo e rrit nëna dhe është aq e vështirë, sa ndonjëherë dhe dështon në rritjen e një fëmije. Të uroj të bësh më të mirën për veten tënde, dhe për bebin që pret.”
Deklarata e saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale