Thursday, January 15, 2026
HomeALB“Ujësjellësi i Lubisë”- Vlora 5 ditë pa ujë, qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj Ballukut:...

“Ujësjellësi i Lubisë”- Vlora 5 ditë pa ujë, qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj Ballukut: Kuçedra! Të futet në burg bashkë me shokët e saj, janë tenderuar miliona euro

Prej 5 ditësh qytetarët e Vlorës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa ata sot kanë dalë në një protestë para bashkisë.

Të revoltuar qytetarët drejtojnë gishtin drejtit pushtetit qendror dhe atij lokal. Një prej qytetarëve i revoltuar mbante në dorë pankartën “Ujësjellësi i Lubisë”.

Ndërsa një tjetër qytetare e quajti ministren “kuçedra”.

“Janë tenderua miliona euro. E kanë katandisur Vlorën në këtë derexhe. Dje donin të bënin mbrëmje gala. Zonja e 7 % të dalë dhe të japë llogari për 26 vitet e keq menaxhimit. Sot Vlora nuk është më Vlorë, dhe sot turpi ka një emër bashkia Vlorë. Ne jemi vlonjatë dhe nuk jemi talebanë”, tha nje tjeter qytetar.

“I vraftë Zoti, jemi në prag të një epidemie”, është shprehur një tjetër qytetar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments