Mbrëmja e sotme në Prime pritet të sjellë një tjetër eliminim të fortë në shtëpinë e Big Brother VIP. Sipas burimeve dhe thashethemeve që qarkullojnë brenda produksionit, tashmë është vendosur pothuajse përfundimisht se kush do të largohet.
Bëhet fjalë për përballjen mes Mateos dhe Stenaldos, ku sipas informacioneve, Stenaldo ka marrë më pak vota nga publiku dhe pritet të eliminohet pa një biletë kthimi.
Arsyeja e ndryshimit eshte pasi njerzit kan votuar shume per Mateon dhe do ishte humbje lekesh kot po te mos kisht kaq shum votime mbase do ja jepnin bileten e fatit .
Ky largim konsiderohet si një humbje e ndjeshme për shtëpinë, pasi Stenaldo ka qenë një nga banorët më të veçantë. Edhe pse nuk shikon , ai ka fituar respektin e të gjithëve brenda shtëpisë, duke bërë që çdo fjalë e tij të dëgjohej me vëmendje.
Nga ana tjetër, duket se publiku ka mbështetur më shumë Mateon, duke i dhënë mundësinë të vazhdojë rrugëtimin në lojë. Fansat e tij pritet të jenë të kënaqur me këtë vendim dhe të vazhdojnë ta mbështesin në hapat e mëtejshëm.
